Të shtëna me armë gjatë natës në Elbasan, terrorizohen banorët

Shqipëria

Të shtëna me armë gjatë natës në Elbasan, terrorizohen banorët

Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Elbasan. Kanë qenë banorët, që të terrorizuar kanë njoftuar policinë.

Burime jo zyrtare bënë me dije se të shtënat me armë u dëgjuan për disa minuta në lagjen “Skënderbej” në zonën e njohur si “Ish Kombinati i Drurit”.

Të shtënat e para janë dëgjuar nga banorët rreth orës 02:25, por edhe pas disa minutash më vonë.

Të shtënat dyshohet se janë kryer me armë automatike. Paraprakisht nuk ka të dhëna zyrtare rreth kësaj ngjarje që ka krijuar panik te banorët e zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat