Itali, bllokohet gomonia me marijuanë, ishte nisur nga Shqipëria

Shqipëria

Itali, bllokohet gomonia me marijuanë, ishte nisur nga Shqipëria

Më: 10 maj 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Policia Europiane e kontrollit të kufijve, FRONTEX tha se zbuloi gjatë një kontrolli me helikopter në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Italisë një gomone në të cilën u gjetën rreth 400 kilogramë marijuanë.

Sipas Frontex gomonia 6 metër e gjatë u ndoq nga roja bregdetare italiane ndërsa ajo lundronte me shpejtësi në drejtim të bregdetit jugor të Italisë në Brindisi.

Sipas policisë italiane nëse droga do të përfundonte në tregun kriminal do të kishte vlerën e rreth 5 milionë dollarëve. Policia shqiptare tha se kishte bashkëpunuar për këtë operacion dhe se sipas saj është identifikuar skafisti i ndaluar, një 30-vjeçar nga Vlora.

Image

Shqipëria ripërtëriu në mars të këtij viti një marrëveshje me FRONTEX për bashkëpunimin në ruajtjen e kufijve ndërkohë që ishte vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që nënshkroi me Bashkimin Europian në vitin 2019, Marrëveshjen e Statusit për operacionet e përbashkëta të Frontex-it me forcat kufitare shqiptare./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat