Del video e rëndë, shihni momentin e ekzekutimit të biznesmenit në Vlorë, autorit i bie kallashnikovi nga dora…

Shqipëria

Del video e rëndë, shihni momentin e ekzekutimit të biznesmenit në Vlorë, autorit i bie kallashnikovi nga dora…

Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në Vlorë ku humbi jetën 40-vjeçari, Bledar Birçaj. Ai u qëllua  me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.

“Opinion” ka publikuar pamjet e ekzekutimit mafioz të Birçajt, i cili siç duket edhe nga video ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët i kanë shpëtuar mrekullisht plumbave.

Ndërkohë që makina BMW e Birçajt afrohet, nga makina ku i kishin zënë pritë dalin dy persona të pajisur me kallashnikov, të cilët me breshëri qëllojnë drejt mjetit.

Për më shumë shihni videon:

Por kush ishte Bledar Birçaj?

40-vjeçari ishte pronar i një bar-kafe në qytetin bregdetar, pranë Lungomares. Në ekstraktin e QKB rezulton se Bledar Birçaj ishte pronar i një biznesi në fushën e veprimtarisë bar-kafe, birrari dhe tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm.

“Panorama” ka zbuluar një vendim të Gjykatës së Lartë, ku thuhet se viktima ishte arrestuar për vrasje në vitin 2011. Ai dyshohej për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, si dhe veprat “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”.

Gjykata e Vlorës vendosi ndaj tij më 27 janar të vitit 2011 masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë. Ndërsa në 9 mars do të caktonte  masën e “arrestit me burg” pa afat. Ndërsa në 26 prill masa e sigurisë u zbut në  “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat