Manastirliu: Brenda qershorit arrijmë 1 milion vaksinime

Shqipëria

Manastirliu: Brenda qershorit arrijmë 1 milion vaksinime

Më: 11 maj 2021 Në ora: 10:16
Manastirliu

Rreth 20 mijë efektivë policie janë vaksinuar deri më tani në Shqipëri. Lajmi është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja thotë se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mij në total.

Ajo thekson se qeveria është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar.

Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat