Zyrtari i KE-së: Shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociata!

Shqipëria

Zyrtari i KE-së: Shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociata!

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Këshilli për Çështjet e Përgjithshme në BE në një konferencë për mediat ka theksuar se për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut element thelbësor është shteti i së drejtës.

Maroç Çefçoviq, nënkryetar i Komisionit Evropian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale tha në fjalën e tij se zgjerimi është shumë kërkues dhe se shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociata.

“Më duhet të përforcoj këtë mesazh që shteti i së drejtës është në thelbësor për të gjithë procesin e anëtarësimit. Nga ana e Komisionit ne po punojmë shumë për të siguruar që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur, por zgjerimi është shumë kërkues.

Shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociata dhe duhet të dërgojmë një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat