I riu u ekzekutua brenda makinës në Elbasan, britma e lot nga të afërmit

Shqipëria

I riu u ekzekutua brenda makinës në Elbasan, britma e lot nga të afërmit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 20:41

Një tjetër vrasje është regjistruar këtë martë në lagjen “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.

Një person është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se i riu ishte i shoqëruar me një vajzë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vrasjes, ndërsa të afërm të viktimës janë tronditur nga ngjarja e ndodhur të cilët kanë shpërthyer në britma e lot.

Ambulanca ndodhej në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shpëtimin e jetës së të riut, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe autorët e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat