Rama: Gratë më besojnë mua, në Kamëz duan të luftojnë komunizmin, por ne do i bëjmë punët

Shqipëria

Rama: Gratë më besojnë mua, në Kamëz duan të luftojnë komunizmin, por ne do i bëjmë punët

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:43

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Kamëz në dy familje dibrane dhe kuksiane që kanë përfituar nga skema e rindërtimit të banesave për shkak të dëmeve nga tërmeti.

Rama deklaroi gjatë vizitës në njërën prej familjeve se PS e ka fituar mandatin e tretë dhe tashmë do i shkojë punëve deri në fund ndërsa shtoi se edhe në Kamëz do mbarohen të gjitha punët pasi për të nuk ka rëndësi për kë votojnë.

“Erdha se nuk e besonit. Gratë më besojnë mua. Nuk më besojnë burrat. E di pse më besojnë gratë se e dinë se çfarë është puna. Nuk bëhen gjërat kollaj. Kurse burrat i dinë kollaj gjërat. Detyrën kemi bërë ne dhe do ta bëjnë deri në fund.

Ne e fituam mandatin e tretë. Këtu në Kamëz prapë duan të luftojnë komunizmin por prapë ne do ia bëjmë të gjitha nuk ka rëndësi për kë votojnë”, deklaroi Rama.

Djali i familjes i tregoi Ramës disa piktura për të cilat mori përgëzime prej tij. “Më mirë të bësh pikturë sesa të lozësh bingo. Rrofshi të jeni mirë”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat