Vrasja e Naim Zyberit, Gjykata e Lartë e kthen Grorin për gjykim në Tiranë

Shqipëria

Vrasja e Naim Zyberit, Gjykata e Lartë e kthen Grorin për gjykim në Tiranë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:08
Naim Zyberi

Pas më shumë se një viti pezull, Gjykata e Lartë cakton Dhomën Penale të Tiranës si gjykatë kompetente për të shqyrtuar kërkesën e Arben Grorit, të dënuarit me burg përjetë për vrasjen e Naim Zyberit.

Pasi fitoi rigjykimin në Apel, Grori nisi procesin në Tiranë por kjo gjykatë e transferoi për kompetencë në Elbasan pasi ai ndodhet në qelitë e burgut të Peqinit.

Ankimi i bërë në Gjykatën e Lartë vendosi që përfundimisht kjo çështje të gjykohet nga Gjykata Penale e Tiranës e cila duhet të shprehet nëse do mbetet në fuqi dënimi përjetë ndaj Grorit apo do fitojë lirinë pasi ka kryer afro 19 vite burg.

Arben Grori u dënua nga autoritetet italiane por dënimi ndaj tij u transferua në Shqipëri dhe ky dënim është dhënë pasi vrau Naim Zyberin 2 dekada më parë në një spital në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat