Kryeinfermierja e Infektivit rrëfen betejën me COVID-19: Ditët më vështira dhe fitorja jonë

Shqipëria

Kryeinfermierja e Infektivit rrëfen betejën me COVID-19: Ditët më vështira dhe fitorja jonë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:09
Suzana Sinakoli

Pandemia e Covid 19, ka qenë një nga periudhat më të vështira për bluzat e bardha, e veçanërisht për stafin infermieror.

Suzana Sinakoli është kryeinfermierja, e cila ka shërbyer në spitalin infektiv duke u kujdesur për pacientët e prekur me Covid. Për “abc” ajo rrëfen momentet e vështira gjatë kësaj periudhe. Të pakta kanë qenë lajmet e gëzuara që ka përjetuar.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë dhe me sfida të panjohura. Ky ishte një virus që ishte për herë të parë në të gjithë botën. Është shumë i vështirë për tu përshkruar.Çdo ditë çdo moment ishte i vështirë, kuptohet që kur ishte piku kishim situatën më të vështirë. Gjithashtu mund të them që e vështirë ishte edhe dita kur u infektova, dhe me rëndësi është se fitore për ne është se nuk kemi humbur asnjë nga stafi”, tregon ajo.

Thotë se bonusi i caktuar nga qeveria, më shumë se një shpërblim, ka qenë një domosdoshmëri këtë periudhë.

“Dikush mund të thotë që bonusi ishte i madh, një vlerë, por ne kishim shumë nevojë për atë bonus. Jo vetë një bonus finananciar, por për të qenë brenda atyre mureve duhet të ishe një infermier i mirë  i ushqyer mendërisht fizikisht dhe moralisht”, shprehet Sinakoli.

Vetë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas një aktiviteti të zhvilluar me infermierët në QSUT, premtoi se do të vijojë mbështetja financiare për to. Rroga që marrin aktualisht nuk I kalon 40 mijë lekë.

“40% janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët dhe sigurisht mbështetja jonë për ta do të vijojë”, ka thënë Manastirliu.

12 maji shënon edhe ditën ndërkombëtare të infermierëve. Në orën 18:00 do të zhvillohet një aktivitet me punonjës të këtij sektori në kodrat e liqenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat