“S’ka Zot”! Incident i rëndë gjatë faljes së Fiter Bajramit, një person hyn në sheshin “Skënderbej” dhe tenton të vetëdigjet

Shqipëria

“S’ka Zot”! Incident i rëndë gjatë faljes së Fiter Bajramit, një person hyn në sheshin “Skënderbej” dhe tenton të vetëdigjet

Më: 13 maj 2021 Në ora: 08:01
40-vjeçari

(E plotësuar 10:32) -  Mëngjesin e sotëm besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Fiter Bajramit  në sheshin "Skënderbej."

Një incident ka ndërprerë ceremoninë. Dikush i hodhi benzinë vetes dhe tento t'i vinte flakën

Ora Neks sjell momentin kur besimtarët ndërhyjnë për të ndaluar burrin i cili pasi i hodhi benzinë vetes tentoi t'i vinte flakën.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi a tha se burri thirri  "Allahu Eikber" para se te lyhej me benzine.

Ai është identifikuar nga policia B. G., rreth 40 vjeç, dhe është shoqëruar në polici.

***

Ky është momenti kur 40-vjeçari që tentoi t'i jap fund jetës është neutralizuar nga qytetarët. Pas incidentit, personi i identifikuar me iniciale B.G është shoqëruar nga policia.

Nuk dihen ende shkaqet e ketij akti ekstrem, por policia eshte duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Komiteti Mysliman Shqiptar në një reagim sqaroi se ngjarja ishte sporadike dhe se nuk kishte lidhje besimin mysliman.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

***

Por si ndodhi ngjarja?

Mësohet se 40-vjeçari është lyer me benzinë para besimtarëve që po faleshin. Ishin ata që e neutralizuan besimtarin duke shmangur kështu veprimin tragjik deri në momentin që ka ardhur policia.

Dëshmitarët thonë se 40-vjeçari fliste përqart dhe nuk ishte i vetëdijshëm. Pasi është kapur ai u kërkon besimtarëve që ta lirojnë por ata i përgjigjen që duhet të qetësohet dhe të qëndrojë i shtrirë.

Për ngjarjen në fjalë ka bërë një prononcim edhe kryetari i KMSH i cili ka thënë se ngjarja nuk ka lidhje me faljen e namazit të Bajramit. “Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhit të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, ishte reagimi i KMSH.

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë.

Një person ka hyrë në shesh mes besimtarëve, duke thirrur “S’ka Zot”.

Ndërsa ka tentuar t’i vërë flakën vetes me benzinë.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat