Deputeti i PS zbulon çfarë do ndodhë në Kongres dhe ka një mesazh për demokratët

Shqipëria

Deputeti i PS zbulon çfarë do ndodhë në Kongres dhe ka një mesazh për demokratët

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:40
PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, ka folur për rezultatin përballjes së kaluar elektorale dhe sfidat e PS-së në qeverisjen e ardhshme. 

Duke komentuar mënyrën se si PD po sillet pas 25 prillit, deputeti socialist tha se tashmë demokratët duhet të pranojnë rezultatin dhe të vazhdojnë ankimin në betejën në rrugë ligjore.

Pëllumbi tha se fitorja e PS-së erdhi edhe për arsye të organizimit të mirë të saj dhe se në Kongresin e ardhshëm do të analizohet i gjithë ky rezultat.

"U materializua i gjithë ai organizim i mirë. Ne, në PS, besojmë se zgjedhjet fitohen në radhë të parë nga një organizim i mirë në terren. Ne do ta analizojmë rezultatin tonë, si ato ku fituam por edhe aty ku humbëm. Por kemi rezultuar fitues dhe sadopak por duhet edhe të festojmë. Ku më mirë se në një Kongres të PS-së, në 30-vjetorin e themelimit, të mund ta festojmë fitoren e 25 prillit", i cili tha gjithashtu se me festën do të vijë edhe riorganizimi brenda partisë.

"Ekipi i PS ka bërë rinovimin e saj pas çdo palë zgjedhjesh. Kjo do të na ndihmojë t'i japim Shqipërisë një qeverisje sa më të mirë.  Ne do të jemi një qeveri për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që na votuan, edhe për ata që nuk na votuan", tha Pëllumbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat