Imami befason me deklaratën: Kryeministri ka frikë nga Basha! Ja çfarë i ka thënë Rama

Shqipëria

Imami befason me deklaratën: Kryeministri ka frikë nga Basha! Ja çfarë i ka thënë Rama

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:20
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Arben Imami ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i përmendur betejat e humbura politike. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami ka krijuar një “realitet paralel”.

“Që nga 17 maji, Ramës i ka hyrë tmerri nga Basha. I bëri magji, i mori gjysmën e qeverisë në tavolinë. Thuhet se e ka thënë Rama. I ka thënë “ti je idhulli im”. Ia tha se i druhej.

Mbasi humbi zgjedhjet Rama organizoi një grup të madh brenda PD që të rrëzonte Bashën. Në 2019, kur Basha pa dalë në zgjedhje fitoi 85% të votave, aty u tmerruan.

Thonë që në bunkerin e Surrelit ka hapur një bunker të vogël. Edhe në gjumë thotë e kanë frikë. Edhe tani po ndodh,”-tha Imami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat