U dhunua me vite nga familja e bashkëshortit, gruaja rrëfen traumën: Më thanë hiqe fëmijën

Shqipëria

U dhunua me vite nga familja e bashkëshortit, gruaja rrëfen traumën: Më thanë hiqe fëmijën

Më: 15 maj 2021 Në ora: 22:30
Pranvera dhe Arbana Osmani

Një ndër historitë e trajtuara sot në “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Pranverës. Ajo ishte martuar vite më parë, pavarësisht paralajmërimeve të nënës e motrës së saj dhe ishte zhvendosur në Përmet.

Mirëpo, mes tyre kishin nisur konfliktet duke çuar deri në dhunë familjare. Pranvera rrëfeu se familjarët e ish-bashkëshortit kishin ushtruar dhunë fizike mbi të, deri në momentin që ajo kishte vendosur të largohej.

Ajo tha se familjarët e burrit nuk donin që ajo të bënte fëmijë dhe i kishin kërkuar të hiqte fëmijën.

 

“Vjehrra më tha je shumë e re, është shumë shpejt. I thashë unë fëmijën nuk e heq, ta kesh të sigurt, unë do e mbaj. Unë ik nga kjo shtëpi dhe foshnjën time e mbaj me vete”, tregoi zonja.

“Më kanë dhunuar por unë kam ndenjur dhe i kam falur. I kam falur se doja të mbaja familjen. Bashkëshorti donte të më dhunonte por nuk e arriti”, vazhdoi Pranvera.

Image

Ajo kishte ftuar në studio motrën dhe mamanë e saj për t’iu kërkuar falje që nuk i kishte dëgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat