Përfundoi bashkë me makinën brenda në lokal tek "Vasil Shanto", arrestohet shoferja 49-vjeçare

Shqipëria

Përfundoi bashkë me makinën brenda në lokal tek "Vasil Shanto", arrestohet shoferja 49-vjeçare

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka arrestuar shoferen 49-vjeçare F.Z. e cila shkaktoi një aksident të frikshëm në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

"F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve," shkruhet në njoftimin e policisë. 

Këmbësoret e aksidentuara u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat