Plazhi i Semanit drejt zhdukjes, rruga e dëmtuar e mungesa investimeve mbajnë larg pushuesit

Shqipëria

Plazhi i Semanit drejt zhdukjes, rruga e dëmtuar e mungesa investimeve mbajnë larg pushuesit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:49
Plazhi i Semanit

Bashkia e Fierit i ka orientuar investimet vetëm në Darzezë

Të njohur për rërën kurative dhe të gjendur mes pishave,  Semani dhe Darzeza janë dy plazhe tradicionale ku kanë pushuar jo vetëm banorë të Fierit por nga e gjithë Myzeqeja. Por vitet e fundit, Bashkia e Fierit I ka orientuar investimet vetëm në Darzezë duke çuar plazhin e Semanit drejt zhdukjes.

Kjo është rruga që të çon drejt plazhit të Semanit në Fier.

Në kilometrat e fundit që përkojnë me pjesën më të bukur, mes pyllit me pisha është tërësisht e amortizuar.

Banorët thonë se aty nuk është ndërhyrë prej vitesh, pasi sipas tyre Bashkia e Fierit ka treguar më shumë vëmendjen për bregdetin e Darzezës duke e lënë në harresë Semanin.

“Ndërsa në Darzezë është investuar dhe është bërë goxha mirë, ndërkohë zona e Semanit nuk është investuar. Mund të ketë mbi 15 vjet që nuk është rehabilituar. I kanë dhënë më prioritet Darzezë.”

Rruga e shkatërruar përfundon në një plazh të ndotur. Bashkia e Fierit ende nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin.

Plazhin me ujë të pastër e rërë kurative mes pishave po e penalizojnë investimet e bashkisë që kanë mbetur vetëm premtime.

“Është një projekt që ne e kemi parë para zgjedhjeve, është thënë për t’u punuar. Gropa gropa, s’kanë hedhur as shavorr.”

Duket se plazhi  Semanit do të mbeten vetëm një destinacion në hartë, si një vend buzë detit ku nuk do të behet më plazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat