“Zgjidhni”/ Basha kritikëve në Këshillin Kombëtar: Nëse zgjedhjet për ju janë në rregull, jap dorëheqjen

Shqipëria

“Zgjidhni”/ Basha kritikëve në Këshillin Kombëtar: Nëse zgjedhjet për ju janë në rregull, jap dorëheqjen

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:21
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha, në Këshillin Kombëtar është shprehur, se nëse për anëtarët e Këshillit zgjedhjet e 25 prillit janë në rregull, atëherë ai do të jap dorëheqjen nga posti. 

Nga ana tjetër, Basha thekson se nëse zgjedhjet e 25 prillit janë të vjedhura atëherë duhet të vijohet beteja.

"Zgjidhni dhe dua tju shoh të gjithëve në sy.

Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani."- ka thënë Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat