Meta niset drejt Sllovenisë, merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit

Shqipëria

Meta niset drejt Sllovenisë, merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:37
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, niset në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë.

Me qëllim për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë Proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat