E rëndë! Përmbyset traktori në Gramsh, humb jetën 61-vjeçari

Shqipëria

E rëndë! Përmbyset traktori në Gramsh, humb jetën 61-vjeçari

Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Burime për Ora News bëjnë me dije se një 61-vjeçar i identifikuar si Feruzan Zeneli ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, tip traktor.

Mësohet se viktima sapo e kishte rregulluar mjetin e tij tip traktor dhe po kthehej në shtëpi. Në atë moment, 61-vjeçari ka humbur kontrollin duke ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Skëndërbegas të Gramshit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat