Sot përballja e parë Rama-Meta në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Sot përballja e parë Rama-Meta në Gjykatën Kushtetuese

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:15
Ilir Meta, Edi Rama

Sot do të jetë përballja e parë e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese.

Përballja ishte planifikuar që më 25 mars, por për shkak të infektimit me covid të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u shty dhe kreu i qeverisë kërkoi të zhvillohej sot në orën 10:00, pa praninë e publikut.

Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit.

Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa Ministër i Jashtëm me dekret ishte vetë Rama. Kjo është përballja e parë e dy liderëve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.

18 Maj, 2021
Kërkues
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Objekti
Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
Ora 10:00

Kujtojmë se gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit Meta dhe Rama ishin protagonistë të një Lufte të  Ftohtë.

Presidenti premtoi se do të dorëhiqej nga posti nëse Rama fiton 71 mandate, ai nuk e mbajti fjalën edhe pse PS e kaloi atë shifër pasi siguroi 74 mandate në 25 prill. Meta ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe ofenduese ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të PS-së.

Është ngritur një Komision Hetimor për të shqyrtuar nëse ka pasur apo jo shkelje kushtetuese, pasi 49 deputetë të Kuvendit votuan për shkarkimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat