"Presidentin e ri do ta zgjedhim së bashku me opozitën"/ Balla: PS s'po shkarkon Metën për të emëruar një emër të saj

Shqipëria

"Presidentin e ri do ta zgjedhim së bashku me opozitën"/ Balla: PS s'po shkarkon Metën për të emëruar një emër të saj

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:30
Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla është ndalur për mediat të komentojë një sërë çështjes dhe zhvillimesh kryesore të ditës.

Vendimi i GJK për dekretimin e ministrave? 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretet ishte shumë i qartë që në këtë ndërthurje është Kuvendi që duhet të shprehet për dekret dhe ka çliruar cdo lloj ngërçi, institucionesh, e drejtë ekskluzive e kryeministrit, presidenti mund të certifikojë, në fund është Kuvendi ai që vendos.

A do dekretojë qeverinë e re te Meta? 

Presidenti i Republikës në fund të muajit gusht është i detyruar të thirrë seancën e parë të kuvendit, nëse nuk e bën, Kuvendi vetmblidhet, i bie rreth datës 9 shtator dhe procedura e parë është verifikimi i mandateve, zgjedhja e kryetarit dhe e treta është votimi i përbërjes së Këshillit të ri të ministrave dhe programit, PS po vazhdon procesin e vet të përgatitjes për këtë mandat të ri qeverisës, ne do të thirrim Asamblenë Kombëtare dhe Kongresi ku do miratojmë programin qeverisë.

A ka mazhoranca një emër të ri për presidentin? 

Rama ka qenë shumë i qartë, e nevojshme është që PS nuk e ka nisur shkarkimin e Metës si nevojë për të pasur një përfaqësues të saj, por iniciativa për shkarkimin e presidentit ka ardhur si nevojë për të çliruar Presidencën nga një pengmarrje dhe natyra për zgjedhjen e presidentit të ri do kërkojë kohën e ve dhe pse jo të mos jetë një paketë e rëndësishme me bashkëpunimin e me opozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat