Basha nis takimet me aleatët: Do ti bindim për masakrën elektorale, projekt për të kthyer legjitimitetin

Shqipëria

Basha nis takimet me aleatët: Do ti bindim për masakrën elektorale, projekt për të kthyer legjitimitetin

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 14:43
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike ka paralajmëruar nisjen e takimeve me aleatët për ti bindur siç tha ai për masakrën elektorale të 25 prillit. Në takimet në Kavajë e Rrogozhinë, Lulzim Basha theksoi se do të punohet për një projekt që do të ketë qëllim rikthimin e legjitimitetit.

Në turin për votimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha është ndalur në Rrogozhinë dhe në Kavajë.

Plagosja pak ditë para ditë së votimeve në një nga zyrat elektorale të selisë blu për të ishte një akt barbar.

"Njësoj si në ato vite edhe kësaj radhe u përpoq ta përgjakte qendresën tonë me sulmin barbar ndaj Bledar Okshunit".

Basha theksoi se 25 prilli ishte një masakër elektorale dhe se qytetet ranë nën dorën e bandave kriminale.

Megjithatë pas rezultateve opozita nuk ka qenë në një zë, ndaj ai ka paralajmëruar takime me aleatët.

"As i njohim dhe as do ta pranojmë kurrë masakrën zgjedhore. Ne do ti bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për ti rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendit."

Basha solli në vëmendje se Partia Demokratike paraqiti në fushatë një plan konkret, teksa shtoi se nga gara për votimet PD do të dalë më e bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat