Balla për Metën: I shkarkuari duhet të presë vendimin e Gjykatës, ja sa vota duhen

Shqipëria

Balla për Metën: I shkarkuari duhet të presë vendimin e Gjykatës, ja sa vota duhen

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:32
Taulant Balla

Kuvendi votoi me 104 pro për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta.

Taulant Balla u shpreh se tashëm i takon Gjykatës Kushtetuese vendimi dhe i shkarkuari duhet të presë për vendimin. Balla tha se duhen 5 vota pro vendimit të shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese që vendimi të jetë i vlefshëm.

"Tashmë i takon Gjykatë Kushtetuese.

I shkarkuari tashmë duhet të presë vendimin e Gjykatës. Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i vlefshëm kur 5 prej tyre shprehen pro vendimit të shkarkimit. Thirrja ime dhe besoj të gjithë politikanët duhet të bashkohen në heshtjen ndaj çdolloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata duhet të flasë dhe ne të tjerët duhet të heshtim. Puna jonë në marrëdhënie me  Metën mbaroi sot," tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat