Një ditë para zgjedhjeve, Basha feston ditëlindjen me tortë shahu, i pret kokën "Mbretit të Zi"

Shqipëria

Një ditë para zgjedhjeve, Basha feston ditëlindjen me tortë shahu, i pret kokën "Mbretit të Zi"

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:04
Lulzim Basha

Të rinjtë e FRPD-së e surprizuan duke i bërë një tortë të veçantë në oborrin e selisë PD.

Torta kishte formën e shahut që duket se është një ndër lojërat e pëlqyera të Bashës, i cili nesër do të jetë përballë Fatbardh Kadillit, Agron Shehajt dhe Edit Harxhit për t’u rikonfirmuar si kryetar i PD-së.

Siç është tradita, ai që ka ditëlindjen pret tortën dhe në këtë rast me batutë Basha tha po ia presim kokën këtij “mbretit të zi”

Më pas të rinjtë i kënduan këngën e ditëlindjes.
Momentet e surprizës u shpërndanë nga veta Basha në storyn e instagramit të tij.

Nesër në PD mbahen zgjedhjet brenda partisë për të votuar se kush do të drejtojë PD.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat