Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer

Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 22:47
Foto

Mbrëmjen e kësaj të hëne kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ edhe 11.700 vaksina Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale.

Deri më tani, në vendin tonë kanë mbërritur mbi 967 mijë vaksina, ndërkohë që procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani #VaksinimiNukNdalet #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 2 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë dhe asnjë humbje jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat