2 elektriçstë humbën jetën pasi shtylla e tensionit i zuri poshtë/ Arrestohet drejtori dhe inxhinieri i OST në Fier

Shqipëria

2 elektriçstë humbën jetën pasi shtylla e tensionit i zuri poshtë/ Arrestohet drejtori dhe inxhinieri i OST në Fier

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Drejtori dhe inxhinieri i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Fier janë arrestuar dhe po hetohen për ngjarjen e djeshme, ku humbën jetën dy elektriçistë, në Roskovec.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë pranë nënstacionit elektrik në fshatin Jagodinë të Roskovecit.

50-vjeçari Gjergji Duka dhe 64-vjeçari Bashkim Saliasi, ishin duke zhvendosur linjat e vjetra kur papritur shtylla e tensionit të lartë u thye dhe dy elektricistët ranë, duke humbur jetën.

Sipas policisë, 38-vjeçari me iniciale A.P. (drejtor pranë OST Fier) dhe 38-vjeçari me iniciale E.L. (Inxhinier pranë OST  Fier) kanë urdhëruar viktimat të punojnë në linjën e tensionit të lartë, 110 kv në fshatin Jagodinë, në mënyrë të jashtëligjshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:
A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.
E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat