Nga Shqipëria drejt Italisë/ Kapet kamioni i mbushur me drogë

Shqipëria

Nga Shqipëria drejt Italisë/ Kapet kamioni i mbushur me drogë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një kamion i mbushur me drogë u kap në Brindisi të Italisë. Mjeti ishte nisur nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shqiptar.

Lënda narkotike, sipas mediave fqinje, ishte fshehur mirë brenda kamionit.

Dhe u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të prerë rimorkion e për të zbuluar drogën.

Hetimet nga ana e policisë italiane për destinacionin final dhe njerëzit e përfshirë vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat