Aksident i rëndë/ Motori del nga rruga, humb jetën 56-vjeçari në Memaliaj

Shqipëria

Aksident i rëndë/ Motori del nga rruga, humb jetën 56-vjeçari në Memaliaj

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Memaliaj, në vendin e quajtur Krahës.

“Top Channel” mëson se si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti motor ka humbur jetën një 56-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 10:00, në një rrugë rurale në fshatin Krahës 1, Memaliaj, shtetasi A. H., 68 vjeç, banues në fshatin Krahës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat