Berisha: Sikur vetëm një të mbetet do të jem një prej jush

Shqipëria

Berisha: Sikur vetëm një të mbetet do të jem një prej jush

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:17
Sali Berisha

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se sikur vetëm një person të mbetet në Partinë Demokratike do të jetë ai.

Berisha këtë e tha në 25 vjetorin e themelimit të PD-së.

“Sikur 1000 të mbesin do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike”.

Ai para disa ditësh u shpall “Non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë ish-kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar që të publikohet çdo fakt që lidhet me rastin.

Sali Berisha e ka paditur për “shpifje” sekretarin amerikan, Anthony Blinken.

Para pak ditës brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë, u zhvilluan zgjedhjet e brendshme ku kryetar u zgjodh sërish Lulzim Basha, me 81 përqind të votave.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat