“I korruptuar, mashtrues, falsifikator e deputet” qytetari proteston para SPAK për Zef Hilën

Shqipëria

“I korruptuar, mashtrues, falsifikator e deputet” qytetari proteston para SPAK për Zef Hilën

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:31
Qytetari proteston para SPAK

Qytetari Simon Molla ka protestuar para godinës së SPAK me një banderolë ku shkruan “I korruptuar, mashtrues, falsifikator, deputet”, dy foto të deputetit Zef Hila dhe një tufë me dokumente.

Këto akuza janë pikërisht për  Zef Hilën për të cilin Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar.

Gjykata Kushtetuese e gjeti vendimin e shkarkimit të kundraligjshëm duke i dhënë të drejtë padisë së Zef Hilës.

Kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila u shkarkua pas sulmeve të dhunshme të ndodhura më 27 qershor në KZAZ nr.6 në Bushat.

Kujtojmë se rreth 250 militantë të Partisë Demokratike i vunë flakën KZAZ-së, ku nga sulmi, KZAZ-ja ka shpërthyer në flakë duke shkatërruar materialet e votimit e për pasojë la të plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit.

Lidhur me vendimin e shkarkimit të Hilës nga detyra, Rama më herët u shpreh se ai jo vetëm do shkarkohej por edhe do të ndiqej penalisht.

I pyetur nga Top Channel se çfarë do të bëjë pas këtij vendimi, Zef Hila tha se ai nuk ka ndërmend të rimarrë detyrën e krye-bashkiakut të Vaut të Dejës, por do të jetë në parlament si deputet, pas fitimit të mandatin në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PD-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat