Zgjedhjet në PD/ Gjeta: Gara ishte e padrejtë, rikthimi i Berishës s’është zgjidhje

Shqipëria

Zgjedhjet në PD/ Gjeta: Gara ishte e padrejtë, rikthimi i Berishës s’është zgjidhje

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:16
Politologu Altin Gjeta

Politologu Altin Gjeta, ka komentuar akuzat që  kanë  bërë  ish-kandidatët  për kreun e PD-së , ndaj Kryetarit të  kë saj force, Lulzim Basha.

I ftuar në  edicionin e lajmeve të  Ora News, Gjeta është  shprehur se procesi i zgjedhjeve kishte problem dhe sipas tij gara nuk ishte e barabartë.

"Këto akuza vijnë  si pasojë  e mungesë s së  besimit tek zgjedhjet në  tërësi, dhe në këtë  kuadër nuk mund të  përjashtohet as Partia Demokratike në  tërësi sepse ajo reflekton në  shoqërinë  shqiptare. Do thoja se procesi i zgjedhjeve në  PD provoi se aty po ruhet statuorja. Partia e PD duke se nuk ka qenë  e gatshme për të  ndryshuar lider.

Procesi kishte problematike. Fakti që  zoti Basha hyri në  garë  si kryetar në  detyrë, mendoj që  ka ndikuar në  rritjen e mosbesimit të  garë s, sepse nga detyra e Kryetarit Basha ka pasur mundë sinë  që  të  influencojë  më  shumë  mbi anë tarë sinë , mbi strukturat gjithashtu ka përdorur resurset e barabarta, ndërkohë kandidatë t e tjerë  nuk ka pasur kushte të  barabarta."

Më tej ka folur në  lidhje me rikthimin ish- kryeministrit Sali Berisha në  krye të  PD-së , duke thënë  se ky i fundit e ka mbaruar ciklin e tij politik.

"Nuk mendoj se do të ishte zgjidhje rikthimi i Berishë s në  krye të  PD sepse ai tashmë  e ka kryer cikli e tij politik, megjithatë  varet se për çfarë  rikthimi flasim. Në se do ishte një  rikthim i përkohshëm do të ishte produktiv."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat