Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, vjen reagimi i parë i Rusisë

Shqipëria

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, vjen reagimi i parë i Rusisë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:10
Edi Rama dhe Sergei Lavrov

Rusia është gati për punuar ngushtësisht me anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB, të zgjedhur në 11 Qershor, Shqipërinë, Brazil, Gabon, Ganë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministria e Jashtme Ruse në një deklaratë të martën.

Agjencia e lajme ruse TASS bën të ditur se minsitrja e Jashtme e Rusisë me anë të një deklarate thekson se "Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t'i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale."

"Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj," tha ministria. 

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB më 1 janar 2022. Ata do të zëvendësojnë Vietnamin, Nigerinë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Tunizinë dhe Estoninë, të cilët kanë qenë Anëtarët e KS të OKB që nga janari 2020.

Këshilli i Sigurimit i KB ka pesë anëtarë të përhershëm dhe dhjetë jo të përhershëm, të cilët zgjidhen për një mandat dyvjeçar. Zgjedhjet mbahen çdo vit për të zëvendësuar pesë në dhjetë anëtarë jo të përhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat