Basha: Përballje me të gjitha format dhe mjetet

Shqipëria

Basha: Përballje me të gjitha format dhe mjetet

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:43
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë paraditen e sotme.

Duke mbajtur fjalën në këtë mbledhje, kreu i rizgjedhur i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se votimet në parti treguan se anëtarët janë të vendosur që të vazhdojnë betejën për demokraci.

‘Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë̈ qartë atë̈ që ishte vullneti i demokratëve.

Ata e dinë më mirë se ne se çfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës.

Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje.

Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025’, është shprehur Basha gjatë fjalës së tij.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat