Mbërrijnë 50 mijë doza Coronavac, Rama: Kalon mbi 1 milion sasia e vaksinave në vendin tonë

Shqipëria

Mbërrijnë 50 mijë doza Coronavac, Rama: Kalon mbi 1 milion sasia e vaksinave në vendin tonë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:48
Edi Rama

Mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Rama shkruan se bashkë me sasinë e mbrëmjes së sotme kalon mbi 1 milion sasia e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat