Sherr me thika mes vajzave të mitura në Athinë, debatuan për të dashurit, arrestohet 15-vjeçarja shqiptare

Shqipëria

Sherr me thika mes vajzave të mitura në Athinë, debatuan për të dashurit, arrestohet 15-vjeçarja shqiptare

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Një sherr i rrallë mes 7 vajzash të mitura ka ndodhur në qendër të Athinës.

Vajzat kishin një takim dhe më pas debatuan për të dashurit ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikave.

Mes vajzave ka qenë dhe një 15-vjeçare shqiptare e cila ka plagosur dy të mitura me thikë dhe është arrestuar nga Policia, raporton korrespodentja Ira Londo për BalkanWeb.

Një prej të plagosurave është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në kirurgji për operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat