“Herën e parë dhashë dorëheqjen për Shkëlzenin”, Murrizi nxjerr sherrin e fortë të Metës dhe Berishës

Shqipëria

“Herën e parë dhashë dorëheqjen për Shkëlzenin”, Murrizi nxjerr sherrin e fortë të Metës dhe Berishës

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 15:00
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Deputeti Myslim Murrisi ka risjellë përplasjen e fortë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës në Parlament.

Ilir Meta, shënjestra kryesore e opozitës së Sali Berishës në Kuvend, i është përgjigjur flakë për flakë Sali Berishës. Kanë mjaftuar artikulimi i disa të dhënave të reja për Shkëlzen Berishën nga Ilir Meta, që Sali Berisha të humbiste fillin dhe qetësinë në Kuvend. Kërkesës së vazhdueshme të Sali Berishës për të dhënë dorëheqjen, Ilir Meta iu përgjigj se nuk mund të jepte dorëheqjen dy herë për zullumet e Shkëlzen Berishës.

Sipas Murrizit, ky moment është një përgjigje për çdo fundërrinë që është indinjuar nga vota e tij pro shkarkimit tër presidentit.

“Kjo VD eshte nje kujtese dhe nje pergjigje per çdo funderrine qe shfaqet si mender demokrat neper studio tv dhe nje realitet i betejes parlamantare 2013-2017 te opozites ,me mazhorancen e aleances se qelbesirave te gjirit te lalzit

Eshte nje peshtyme ne fytyren e çdo vemje te sotem ,pa moral, pa dinjitet, pa karakter ,qe ben sikur eshte indinjuar nga vota ime PRO shkarkimit te Metes ,qe nuk dha doreheqien kur ja kerkonte Berisha”, shkruan Murrizi teksa publikon dhe videon në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat