Shënjestra e sulmit me armë në Sarandë, i kallëzuar më parë për shkatërrim prone

Shqipëria

Shënjestra e sulmit me armë në Sarandë, i kallëzuar më parë për shkatërrim prone

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:13
Foto

35 vjeçari Spiro Iljadhi ishte shënjestër e një sulmi me armë të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Sarandës.

I riu si pasojë e plagëve të marra është shtruar më urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet aty ku po merr mjekim më të specializuar.

Emri i Spiro Iljadhit përfshihet edhe në një ngjarje të ndodhur në vitin 2018.

Bëhet fjalë për shkatërrimim e një pronë e cila ishte në ndërtim në zonën e Ksamilit.

Është vetë pronari i pronës Abdullah Skenderi  ai i cili e ka paditur në prokurori 35 vjeçarin Spiro Iladhit.

Në shkresën që Skenderi i ka dërguar prokurorisë thuhet se: "Në orën 8 të mëngjesit të datës 7 Dhjetor 2018 njoftohem se persona të paidentifikuar, si edhe një person i quajtur Evo (Spiro Iljadhi), i cili ka në pronësi lokalin “Orange”, i janë afruar pronës sime dhe i kanë vendosur zjarrin, duke e shkatërruar komplet atë, me të gjithë mallin që kishte brenda. Dëmi që më është shkaktuar është i konsiderueshëm në vlerë monetare, pasi aty mbaja dhe furnizimet e punës. Gjithashtu, për shkatërrimin e pronës sime kanë përdorur edhe skrep.”

Po ashtu Abdullah Skenderi thotë së në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një miku i tij i identifikuar si shtetasi B. C cili ka qenë ai që ka njoftuar autoritetet për ngjarjen e ndodhur.

Policia e Shtetit për rreth 2 orë nga lajmërimi, nuk ka ardhur në vendngjarje. Asnjë patrullë nuk kaloi. Në vendngjarje ishin vetëm personat që po shkatërronin pronën time. Theksoj që, dëshmitar okular në vendngjarje, ka qenë edhe vetë inspektori i policisë, i zonës, shtetasi  L. A ”, thotë Abdullah Skënderi në kallëzimin e tij.

Po ashtu në vitin 2019 Abdullah Skënderi me pretendimin se ka qenë në drejtim e mjetit të tij tip furgon, kur tre automjete me disa djem të rinj, kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën  dhe ta sulmojnë. Abdullah Skënderi ka identifikuar mes agresorëve edhe vetë të kallëzuarin prej tij, Evo (Spiro ) Iljadhi duke publikuar edhe pamje në atë kohë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat