Rritje e frikshme e numrit të të vdekurve në aksidente

Shqipëria

Rritje e frikshme e numrit të të vdekurve në aksidente

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Në rrugët e vendit ndodhin 4 aksidente rrugore në të cilat së paku një person mbetet i vrarë apo plagosur.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në pesë muajt e parë të këtij viti ndodhën 547 aksidente rrugore nga 390 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u rritur me 40.3 për qind.

Rritje drastike pësoi edhe numri i atyre që humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ku sipas INSTAT, në harkun kohor janar-maj mbetën të vdekur 90 persona nga 58 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për ekspertët e sigurisë rrugore, sjella e drejtuesve të automjeteve mbetet shkaku kryesor i

aksidenteve dhe fataliteteve si pasojë e tyre.

Aksidentet në zonat e banuara kanë pësuar një rritje të ndjeshme këtë vit, ndërsa Tirana, Durrësi dhe Fieri mbeten qytetet më problematike. Për këtë fenomen, ekspertët kanë këtë shpjegim.

Teksa ndajnë mendim të njëjtë mbi rolin e policisë rrugore, ekspertët apelojnë për përmirësim të infrastrukturës si dhe bashkëveprim ndërinstitucional për parandalimin e aksidenteve.

Në harkun kohor të viteve 2014-2019, Shqipëria ka normën më të lartë të vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore se çdo vend i Rajonit apo Bashkimit Europian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat