Dedej: Nëse nuk bëhet çelja e negociatave në mënyrë formale, ne e kemi gati fajtorin

Shqipëria

Dedej: Nëse nuk bëhet çelja e negociatave në mënyrë formale, ne e kemi gati fajtorin

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:02
Arjan Dedej

Çelja e bisedimeve të vendit tonë me Bashkimin Evropian, pandemia dhe zgjedhjet parlamentare të prillit ishte në qendër të intervistës që zhvilloi kryeministri Rama me gazetaren Caroline de Camaret të "France 24."

I pyetur sa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Rama tha se duhet pritur dinamika evropiane.

“Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme," u shpreh Rama.

Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit, pedagogu Arjan Dedej në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora Neës u shpreh se gjithmonë ka qenë faji i Evropës sa herë Shqipëria ka qenë larg plotësimit të kushteve. Për pedagogun ky është një justifikim, pasi nëse nuk bëhet çelja e negociatave në mënyrë formale ne e kemi gati fajtorin.

Dedej: "Gjithmonë që ne kemi qenë larg Evropës, gjithmonë ka qenë faji i Evropës sesa i plotësimit të kushteve nga aktorët shqiptarë. Është më tepër justifikim nëse nuk bëhet çelja e negociatave në mënyrë formale, ne kemi gati fajtorin. Duhet të fokusohemi më tepër te plotësimi i kushteve që BE-ja na ka dhënë, sesa të merremi me justifikimin e qëndrimeve të shteteve perëndimore. Jemi ne që interesohemi për të bërë pjesë në këtë organizatë. Ata kanë vendosur rregulla, ne jemi të detyruar t'i zbatojmë."

Përsa i përket temës së patronazhistëve, Dedej u përgjigj se më shqetësuar është fakti i informacionit të detajuar që kishin patronazhistët dhe mënyrën si e kishin siguruar.

Dedej: "Çështja e patronazhistëve nuk ishte vetëm fakti që ka disa persona që merren me një veprimtari politike dhe monitorojnë qytetarët. Problemi, për mua qëndron tek saktësia e të dhënave që këta patronazhistë zotërojnë. Ata kishin një informacion të zgjeruar që nga profesioni, shoqëria, bindjet politike, numri i ID-së. Për të gjetur një numër ID-je ka përdorur institucione publike që janë në zotërim të këtyre institucioneve. "

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat