Mjekja: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria

Mjekja: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në Ballkanin Perëndimor

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:46
Aurora Meta-Dollenberg

Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Mjekeve Shqiptarë në Gjermani, Aurora Meta-Dollenberg tha për Euronews Albania se largimi i mjekëve nga Shqipëria drejt vendeve evropiane është një plagë që ka filluar që prej vitit 2018 dhe nuk po mbyllet.

“Në këtë vit që flasim dhe gjatë gjithë kohës së pandemisë kemi pasur emigrim të vazhdueshëm të mjekëve drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera”, tha ajo.

Gjatë fjalës së saj, mjekja theksoi se nga ana e qeverisë shqiptare duhet një zgjidhje sa më e shpejtë që ky fenomen të ndërpritet.

“Në Shqipëri, për banorë ka shumë pak mjekë apo personel shëndetësor. Në nivelin e Ballkanit Perëndimor është vendi i parë, i cili ka shumë pak personel mjekësor”, tregoi mjekja, teksa shtoi se arsyeja kryesore e kësaj situate janë rrogat e ulëta për bluzat e bardha.

Sipas saj, arsye tjetër është edhe pasiguria në punë nga ana e bluzave të bardha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat