Gazetari zbulon ‘kriminelen’: I vranë burrin dhe porositi vrasje me dron

Shqipëria

Gazetari zbulon ‘kriminelen’: I vranë burrin dhe porositi vrasje me dron

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:03
Gazetari investigativ Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me metodën më të re që po përdoret për të kryer atentate, atë nga ajri. I ftuar në “AbcNews”, Hoxha shprehet se ajo është një strategji e ndjekur me kohë dhe e para që ka porositur një atentat të tillë ka qenë femër.

Sipas tij, ai shton se është shumë e vështirë që t’i mbrohesh një atentati të tillë, ndërsa shton se dronët e përdorur për këtë “detyrë” kushtojnë mbi 100 mijë dollarë.

“Rasti në Durrës që unë e kam denoncuar që kanë ndodhur atentate me dron që atentati i parë është porositur nga një femër bashkëshortja e një personazhi të botës së krimit që u ekzekutua, në fillim është duk si e pavërtetë.

Rasti i Durrësit nuk është rasti i parë që është bërë me dron. A e dini se në Shqipëri janë blerë dron ushtarat nga grupet e krimit të organizuar para shtetit për interesa të tyre. Këto lloj dronësh kushtojnë mbi 100 mijë dollarë minimumi, nëse e merr dronin për të bërë një gjë të tillë është vetëm specialisti për të montuar armën,”- është shprehur Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat