Si e ndryshon paraja njeriun? Flasin njohësit

Shqipëria

Si e ndryshon paraja njeriun? Flasin njohësit

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:11
Diana Çuli

Emisioni “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka parashtruar këtë javë pyetjen: Si e ndryshon paraja njeriun, ndërsa përgjigjia është kërkuar në librat e ekonomistit, Prof. Dr Sherif Bundos dhe impresioneve të miqve të tij, psikologut, Prof. Dr Adem Tamo dhe shkrimtares Diana Çuli mbi këto botime. Një një parantezë për konceptin e parasë Bundo thotë se ajo është një marrëveshje mirëkuptimi i heshtur ose i imponuar, marrëveshje e domosdoshme që njerëzit e kanë arritur me vështirësi.

Për Çulin, paraja është një mjet sa pozitiv, po aq edhe negativ, ndërsa Tamo e konsideron si një levë të shoqërisë. Në botimin e librit të tij, “Përmes punës,parasë dhe fjalës”, Bundo trajton raportin e këtyre nocioneve ku cakton rolin e secilit dhe rrugën e progresit në shoqëri, ndërsa në veprën tjetër “Kur ekonomia mund politikën” ai parashtron përparësitë e secilës, ku veçon se ekonomia respekton ligjet e nuk është produkt i dëshirave individuale, më tej shton se për fat të keq në Shqipëri politika e mund ekonominë.

Bundo, Çuli e Tamo kanë shprehur mendimin se çfarë i bën qenies njerëzore paraja, duke dhënë përcaktime sipas përvojës së tyre jetësore e profesionale.

I pyetur për mënyrën si ne mund të negociojmë për të patur më shumë para apo për një pagë më të mirë, Bundo jep këshillat e tij të vyera, po ashtu miqtë tregojnë diçka më shumë nga vetja duke folur për raportin që ata kanë me paranë. Bundo është ndalur edhe tek botimi i librit “Një pyetje e vështirë” i cili ka shënuar një kalim shumë elegant nga fusha e financës tek letërsia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat