Ish-ministri tregon se çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha merr drejtimin e partisë

Shqipëria

Ish-ministri tregon se çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha merr drejtimin e partisë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 00:57
Sali Berisha

Ish-Ministri i Ekonomisë, Arben Malaj ka komentuar deklaratat e fundit të Berishës, i cili ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në krye të PD.

Malaj tha se rikthimi i Sali Berishës sërish në krye të kësaj partie, do t’i shkaktonte asaj një dëm të jashtëzakonshëm.

I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, Malaj tha se është në të mirë të Berishës, PD-së, por edhe demokracisë në vend që ish-kryeministri të hapi rrugën.

“Për mua është në të mirë të Berishës, PD dhe demokracisë në Shqipëri që Sali Berisha dhe një sërë liderësh të këtij formati, të hapin rrugën. Nëse Berisha do të kundërpërgjigjet me një influencë në rritje në PD, dëmi që do i bëjë asaj partie do të jetë i jashtëzakonshëm. Sfida e Berishës me DASH nuk është ligjor, është moral”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat