Po kryenin punime në lumin Gjanica, punonjësit gjejnë predha luftarake pranë banesave në Fier

Shqipëria

Po kryenin punime në lumin Gjanica, punonjësit gjejnë predha luftarake pranë banesave në Fier

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Disa predha luftarake që mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore janë gjetur gjatë punimeve përgjatë lumit Gjanica në Fier.

Predhat janë gjetur pranë disa banesave në afërsi të Urës së Sheqit. Punonjësit që kryejnë punimet për sistemin e brigjeve të lumit Gjanica dhe rehabilitimit të këtij segmenti nga qendra në Urën e Sheqit, pasi kanë parë predhat, kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka njoftuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga ekipet speciale të Ministrisë së Mbrojtjes pritet të bëhen procedurat e zhvendosjes së predhave për të vijuar më pas me demontimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat