Procedohen penalisht dy persona në Berat, ja për çfarë akuzohen

Shqipëria

Procedohen penalisht dy persona në Berat, ja për çfarë akuzohen

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Dy persona janë proceduar penalisht në Berat, për organizim e lojërave të fatit, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasi E. K., 45 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasi E. T., 62 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij bar-kafe, u konstatua një punonjës i pasiguruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat