Sot termometri shënon më shumë se 40°C, ja qytetet më të nxehta në vend

Shqipëria

Sot termometri shënon më shumë se 40°C, ja qytetet më të nxehta në vend

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Edhe ditën e sotme temperaturat vijojnë të jenë tejet të larta. Sikurse u paralajmërua edhe ditën e djeshme sot temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë celsius, sikurse Cërriku dhe Belshi që kanë shënuar 40.3°C dhe Kuçova 40.8°C.

Sipas Meteoalb temperaturat e regjistruara për sot janë: Shkodra 38.3, Kopliku 39.3, Kukësi 38.6, Tirana 39.4, Elbasani 39.9, Fieri 39, Berati 39.4, Korça 34.2, Vlora 38.8, Gjirokastra 39.6, Saranda 39.2

Ndërsa qytetet Cërrik dhe Belsh kanë shënuar 40.3°C dhe Kuçova 40.8°C. E enjtja sjell rritje me 2 grade gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë mesdita, jo më shumë se 1°C duke ngjitur max në Kuçovë lehtësisht mbi 41°C dhe Cërriku, Belshi jo më shumë se 41.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat