Makina përplaset me shkallët e një dyqani dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

Shqipëria

Makina përplaset me shkallët e një dyqani dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në aksin Maqellarë – Dogana e Bllatës, ku një mjet tip ‘Ford’ është përplasur me shkallët e një dyqani në anë të rrugës dhe është përmbysur.

Nga aksidenti është lënduar lehtë drejtuesi i tij, i cili po udhëtonte i vetëm.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit shtetasi Xhahit Tifekçiu ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shkallët e dyqanit dhe është përmbysur.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka shpëtuar me disa plagë të lehta. Drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmën e parë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat