Xhardha: Në Shqipëri ka njerëz shumë të zgjuar, drejtojnë ato që nuk duhet. Gjuha e Ramës, cinike

Shqipëria

Xhardha: Në Shqipëri ka njerëz shumë të zgjuar, drejtojnë ato që nuk duhet. Gjuha e Ramës, cinike

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 20:37
Stavro Xhardha

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, Stavro Xhardha, ka komentuar emigrimin dhe shpopullimin në vendin tonë.

Xhardha, i cili punon si  zhvillues software, në Gjermani, ka treguar disa arsye se përse nuk ka qëndruar në Shqipëri por ka zgjedhur që të punoj jashtë vendit tonë.

Ai ka theksuar se në shkallën hierarkike ka njerëz shumë të zgjuar, por sipas tij në poste janë njerëz që nuk duhen.

“Nga ana prefesionale, ana teknike lë shumë për të dëshiruar, personalisht nuk kisha mundësi të rritesha nga ana prefesionale, qoftë dhe ekonomike. E vetmja mënyrë për t’u rritur ekonomikisht është të ndërrosh punët çdo vit. Kur vjen puna te postet drejtuese, vë re një lloj arrogance dhe një lloj harbutërie ose një lloj fyerje dhe ofendimi që njerëzit as nuk e kuptojnë që e bëjnë.

Kurse nga politike, burokracitë janë shumë të lodhshme, sistemi i adresave, sportelet, është një tmerr. Shoh që në shkallën hierarkike, ka njerëz shumë të zgjuar, shumë të aftë, por për fat të keq drejtojnë ato që nuk duhet.”

Më tej, është shprehur se sektori privat në këtë industri po zhvillohet goxha, ndërsa përsa i përket sektorit shtetëror ai e ka cilësuar si skandal.

"Sektori privat po zhvillohet goxha, ndërsa në sektorin shtetëror, do e quaja skandal dhe ne jemi dëshmitarë të gjithë për skandalin e patronazhistëve. Softueri nuk merret seriozisht në Shqipëri. Numrat e telefonave, adresat, mund të përdoret ID për vjedhjet bankare.

Xhardha, ka komentuar dhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se të rinjtë të bëjnë pak qejf, pasi jeta nuk është vetëm shkollë dhe punë."

Ai ka thënë se gjuha e Ramës është cinike.

"Gjuha e Kryeministrit është tmerrësisht cinike. Rama të tregohet më i kujdesshëm, nuk janë të gjithë njohës të kuptimit të dytë. Me atë lloj gjuhe që flet Kryeministri i ndërthen pak më shumë kundër atyre që poi kin, unë mendoj se duhet të luftojmë fenomenin e ikjes dhe jo njerëzit që po ikin."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat