Masakra në Velipojë, reagon Meta: Rendi e qetësia publike janë dëmtuar seriozisht

Shqipëria

Masakra në Velipojë, reagon Meta: Rendi e qetësia publike janë dëmtuar seriozisht

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 10:49
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta përsërit thirrjen për Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë dhe zbatimin e ligjit për t’u angazhuar maksimialisht për të mbajtur nën mbikëqyrje territorin e vendit.

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, Kreu i Shtetit shkruan në “Facebook” se plazhet dhe qendrat e qyteteve tona nuk e meritojnë t’i ngjajnë shesh-betejave të “Wild West”.

Ai thekson se rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive.

“Përplasja me armë zjarri në Velipojë, me 4 viktima dhe 2 të plagosur, është një tjetër ngjarje tronditëse, që kërkon hetim të plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

Prej kohësh i kam bërë thirrje, në mënyrë të vazhduar, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, të angazhohen maksimalisht për të mbajtur nën mbikëqyrje territorin e vendit, që paraqet rrezik të shtuar për konflikte, me qëllim parandalimin në kohë të këtyre veprave të rënda penale.

Konfliktet me armë zjarri, që konsumohen në ambiente publike dhe në kulmin e sezonit turistik, vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e dhjetëra qytetarëve, por nga ana tjetër dëmtojnë seriozisht imazhin e Shqipërisë tek turistët vendas dhe të huaj.
Plazhet dhe qendrat e qyteteve tona nuk e meritojnë t’i ngjajnë shesh-betejave të “Ëild Ëest”.

Ndaj në këtë situatë, që duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe që çdo ditë prodhon fatkeqësisht viktima, secili autoritet i lartë shtetëror duhet të mbajë përgjegjësitë e tij të detyrës dhe të heqë dorënga propaganda cinike, që nuk mund të mbulojë të vërtetat, që i shohim të gjithë.

Rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të pronave të qytetarëve. ??”, shkruan presidenti Meta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat