Rrëfehet qytetarja për masakrën e Velipojës: Telefonova policinë, por...

Shqipëria

Rrëfehet qytetarja për masakrën e Velipojës: Telefonova policinë, por...

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur pak pas mesnatës në një plazh të Velipojës. Sipas Policisë së Shqipërisë, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë.

Një qytetare ka rrëfyer se kjo tragjedi është e paralajmëruar, duke shtuar se ka telefonuar policinë dhe se nuk i është përgjigjur njeri.

“Sipas disa qytetarëve, ka kohë që ka nisur konflikti. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, nëse shohin një konflikt, duhet të reagojnë, të thërrasin 129, mos të ndodhë katastrofë, se më vjen keq për këta njerëz shumë”, deklaroi qytetarja.

“Me sa kam në dijeni unë, ka disa ditë që ka nisur konflikti e unë mendoj se fajin e ka qeveria. Kjo sepse shezllonget duhet të ishin ndarë me kohë. Më vjen shumë keq, sepse i njoh të dyja palët, kanë punuar për të sjellë njerëz në Velipojë dhe të bëhet Shqipëria. Neve na kanë zgjuar kallashët, nuk na u përgjigjën fillimisht nga policia. Britmat e një gruaje ishin të llahtashme. Kosovarët janë traumatizuar dhe kjo është e rëndë. Unë mendoj se duhet të ketë ndjesë publike për këtë ngjarje, ka njerëz që do varrosen, për shkak të interesave mes shumë palëve. Është e tmerrshme”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat