Masakra e Velipojës mund të parandalohej/ Policia kishte dijeni për konfliktin, nisin hetimet

Shqipëria

Masakra e Velipojës mund të parandalohej/ Policia kishte dijeni për konfliktin, nisin hetimet

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 13:22
Masakra e Velipojës

Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i armatosur që çoi në një masakër në Velipojë  ku humbën jetën 4 persona, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç.

Edhe pse ministri Bledi Çuçi deklaroi se policia nuk ka përgjegjësi, zbulohet se efektivët kanë patur dijeni për konfliktin.

Të shtunën rreth orës 14:00 ka pasur një konflikt fillimisht verbal mes dy familjeve pronare të hoteleve në zonën e plazhit në Velipojë dhe që ka përfunduar deri në përplasje fizike mes Kujtim Verracakut dhe dy vëllezërve Gocaj.

Konflikt për të cilin, sipas ABC, uniformat blu të Velipojës kanë pasur dijeni por që nuk kanë arritur ta shuajnë. Nën arsyetimin se nuk është kompetencë e tyre ndarja e plazhit.

Për këtë SHÇBA ka nisur hetim rreth reagimit të uniformave blu në parandalimin e konfliktit që pati një bilanc tragjik me 4 të vrarë.

Nga ana tjetër nga hetimet e kryera deri tani rezulton se janë përdoru 6 armë ndërsa policia ka gjetur  vetëm dy pistoleta 1 në vendin e ngjarjes dhe 1 tjetër në hotelin Gocaj nga sa mësohet nga kjo e dyta nuk është qëlluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat